“Jam i trishtuar që pësova një tjetër dëmtim, por dua të theksoj se u dëmtova sepse ashtu ishte e shkruar. Nuk ka asgjë të çuditshme me dëmtimin tim. Ishte një goditje që mora gjatë lojës dhe që u pasua nga një lëvizje e keqe. Kaq!”
“Njerëzit thonë shumë gjëra, por dëmtimi im ishte rastësi. Thonë që dëmtimi erdhi nga ushqimi, por unë jam ushqyer njësoj që kur kam nisur karrierën dhe asgjë nuk më ka ndodhur më parë. Do të vazhdoj me planin tim”, sqaroi Messi.






