RSS

- Gerard Pique : ka deklaruar se ai do te qeshte nese ylli i Barcelones Messi do te fitoj topin e art !!!

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka pohuar se ai do të qeshte shumë nëse bashkëlojtari i tij Lionel Messi e fiton për herë të pestë radhazi Topin e Artë.
26 vjeçari kishte një sezon me lëndime teksa ende konkurron me Ronaldon dhe Riberyn për Topin e Artë, e Pique e di se Messi tani e ka vështirë.

“Leon kurrë nuk mund ta përjashtoni nga gara për Topin e Artë. Kjo është një garë ku njerëzit votojnë. Ai e ka fituar për katër herë këtë çmim dhe njerëzit anë e mbanë botës e kanë konfirmuar këtë”.

“Nëse ai fiton, unë do të qesh, do të qesh shumë. Unë jam fans i madh i Leos. Gjithmonë e kam thënë këtë. Nëse vlerësojmë këtë vit, ai sërish ka qenë spektakolar”.

“Nuk po them se Cristiano nuk ka bërë mirë, e as që dua t’i alargoj ndonjë meritë Riberys”, ka deklaruar Pique

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS