FIFA, Maqedonia përmirsohet për dy pozita, Shqipëria për një
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, ka shënuar një ecje para në renditjen më të re të FIFA-së, të publikuar sot. Maqedonia në krahasim me muajin e shkuar, kur nuk kishte paraqitje ka shënuar një ecje para për dy pozita dhe tani zë vendin e 84 me 421 pikë, sa ka edhe kombëtarja e Kongos. Po ashtu edhe kombëtarja shqiptare në krahasim me tetorit ka shënuar një ecje para. Shqipëria në renditjen e FIFA-së, ka ecur për një pozitë para dhe tani zë vendin e 57. Spanja ka mbetur në krye të renditjes, ndërsa një ecje të madhe para ka shënuar Portugalia e cila tani ka ecur për nëntë pozita dhe është në mesin e pes kombëtareve më të mira. Ndërkohë nga 10 më të mirat është larguar Belgjika. Krocia dhe Serbia që luajtën me Maqedoninë në eliminatoret për Brazil 2014” zënë pozitën e 16 gjegjësisht atë të 30-të.






