Ajaxi ka arritur ta mposhtë Barcelonën me rezultat 2-1 në Amsterdam Arena, edhe pse gjithë pjesën e dytë e zhvilloi me një futbollist më pak në fushë.
Angazhimi i ekipit vendas gjatë pjesës së parë i detyroi mysafirët që të gabonin dhe kur ata shkuan në pushim, holandezët avanconin me rezultat 2-0.
Pas një krosimi të ulët Ricardo van Rhijn, Thulani Serero që ishte mahnitës që nga fillimi i sfidës, arriti ta zhbllokojë rezultatin (19’).
Pinto mbrojti goditjen fillestare të Fischer, por Pique dështoi të pastronte dhe Danny Hoesen shmangu Puyolin për ta futur topin nën këmbët e Pique dhe në rrjet (41’)
Fillim i pjesës së dytë ishte tragjik për vendasit. Joel Veltman e ndali Neymarin në mënyrë të gabuar dhe u ndëshkua me karton të kuq, kurse për Blaugranët u akordua penalti (edhe pse kontakti ndoshta ishte jashtë zone).
Xavi e dërgoi portierin në anën e gabuar dhe realizoi për t’i kthyer mysafirët në lojë (49’).
Mirëpo, deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit, vendasit e mbrojtën rezultatin dhe nxorën tri pikë shumë të rëndësishme.
Ajaxi duhet ta mposhtë Milanin në xhiron e fundit në mënyrë që të kualifikohet në 1/8 e finales./TS/






